Itali/ Tjetër masë e qeverisë italiane ne ndihme te qytetareve

884
0

Qeveria italiane vendosi të ndihmojë dhe më tej qytetarët e saj duke qenë se çmimet e naftës prej më shumë se 5 muajsh vijojnë të rriten, për shkak kjo edhe të luftës në Ukrainë.

Në vendimin e fundit, qeveria italiane zgjati deri në 2 gusht afatin për masën që ul me 30 cent çmimin e karburantit për qytetarët, për t’i ndihmuar ata në këto kohë krize.

Lajmi u konfirmua nga ministri i Financave, Franco dhe ai i Transportit, Roberto Cingolani të cilët deklaruan se do të qëndrojnë pranë qytetarëve deri në normalizimin e situatës më çmimet.