Itali/ Shtyhet serish afati për lejet e qëndrimit deri ne kete date, kategoritë që përfitojnë

Qeveria italiane ka shtyrë deri më 31 korrik 2021 afatin e gjendjes së emergjencës shëndetësore.

Qeveria Draghi ka firmosur draftligjin e ri i cili parashikon dispozita urgjente për afate legjislative provokuar nga situata pandemike.

Një prej tyre është kohëzgjatja e lejeve të qëndrimit të skaduara për emigrantët.Kriza pandemike ka provokuar vonesa në rinovimin e dokumentave për emigrantët, e qeveria italiane ka vendosur që të shtyjë afatin kohor të lejeve të skaduara deri më 31 korrik 2021, pra deri në të njëjtën ditë kur merr fund dhe gjendja e emergjencës kombëtare shëndetësore.

Në dokument thuhet se “lejet e qendrimit që kanë skaduar brenda afatit kohor 30 prill 2021, shtyhen automatikisht deri më 31 korrik 2021. Ndërkohë palët e interesuar mund të prezantojnë kërkesën për rinovim.”

Shtyrja e këtij afati përmbledh këto kategori:

-Leje qëndrimi për motive pune, për punësim autonom, për motive familjare, për bashkim familje, për kërkim shkencor, për shkollim, për kualikfikim të specializuar profesional, për vullnetarizëm e për dokumentat e udhëtimit për emigrantët që mbajnë statusin e refugjatit.

Përfshin gjithashtu dhe të gjithë ato kërkesa që emigrantët kanë prezantuar për të konvertuar lejet e tyre të qëndrimit nga për motive shkollime në motive pune, apo nga punësim sezonal në punim të përhershëm.

Sipas raportit të Ministrisë italiane të Çështjes Sociale, 68.8% i emigrantëve shqiptarë në Itali janë të pajisur me leje qëndrimi afatgjatë e e 31.2% me leje qëndrimi të rinovueshme. 

Gjatë vitit të fundit, në Itali, 63.2% e lejeve të qëndrimit të lëshuara për emigrantët shqiptarë, janë dhënë për motive familjare. 

23.3 % e lejeve të tyre të qëndrimit janë dhënë për motive pune, 1.7 % për motive studimi, 1.2% për motive humanitare e azilkërkues e 7.3% për motive shëndetësore, fetare etj.

Numri më i madh i lejeve të qëndrimit, dhënë për motive pune, i përket sektorit të ndërtimit ku janë të punësuar rreth 28% e të punësuarve shqiptarë.

Shqipëria mban vendin e parë dhe për numrin e lartë të studentëve në universitetet italiane.

Gjatë vitit të fundit 2019-2020 janë 75 203 studentë shqiptarë të regjistruar në universitetet italiane me një rritje prej 8.5% në krahasim me një vit më parë e baraz me 12.1% të studentëve jo komunitarë në sistemin shkollor italian.

Draftligji i aprovuar nga qeveria italiane ka shtyrë dhe afatin e skadimit për kartat e identitetit si për qytetarët italianë ashtu dhe për emigrantët.

Janë bërë të vlefshme deri më 30 shtator 2021 të gjitha kartat e identitetit të skaduara brenda datës 31 janar 2020.ora.

- Advertisement -

Nga vera në dimër, sinoptikania zbulon surptizat e motit për ditët në vijim..

Dita e verës ka nisur me vranësira, reshje të pakta dhe temperatura deri në 25 gradë celsius, por nesër termometri do të shënojë 28...

Pezullohen lundrimet nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas

Si pasojë e motit të keq mësohet se janë pezulluar lundrimet ditën e sotme për tragetet e linjës Durrës-Bari dhe anasjelltas. Lundrimet sipas njoftimit do...

Ndryshon kursi i këmbimit, ja si u mbyll java për monedhat e huaja..

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme 14 mars, një dollar do të blihet me 91.2 lekë dhe do shitet me...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.