Basha takon shefen e misionit të vëzhguesve të OSBE-ODIHR

121
0

Kur kanë kaluar një javë nga zgjedhjet e 25 prillit, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka takuar shefen e misionit të OSBE-ODIHR, Ursula Gacek.

Në takimin që u zhvillua në selinë e PD-së, ishin të pranishëm janë edhe përfaqësues të tjerë të PD-së, si Ivi Kaso apo Oerd Bylykbashi.

Misioni i vëzhguesve ndërkombëtarë ka nxjerrë një raport paraprak mbi zgjedhjet e 25 prillit, ndërsa përpara largimit, duket se ata po kryejnë takimet e fundit me krerët e partive politike pjesëmarrëse në zgjedhje.

Opozita ka dhënë sinjale për mos njohjen e zgjedhjeve të 25 prillit dhe se po përgatit dosjet për denoncimet e këtij procesi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.