Itali/ Shtim alarmant i rasteve me Covid19 në 24 orët e fundit

502
0

Sipas autoriteteve shëndetësore, shifrat e te infektuarve me koronavirus kane pesuar një përkeqësim të dukshëm në 24 orët e fundit.

Janë 3678 personat e infektuarve ditën e sotme, 1 mijë më shumë se në bilancin ditor të kaluar, diçka që nuk regjistrohej nga fundi i prillit. Shtohen edhe jetet e humbura, që sot janë 31.

Rajoni i Kampanjas është sërish rajoni më i prekur me 520 të infektuar, i ndjekur nga Lombardia me 520, ndërkohë që shifrat rriten edhe në Veneto dhe Toskana, ku te kalohen 300 të infektuarit.

Të dhënat shqetësuese kanë detyruar qeverinë italiane të shtyjnë gjendjen e jashtëzakonshme deri më 31 janar 2021. Roma zyrtare ka marrë masa shtesë, si përdorimi i maskave i detyruar në çdo ambient publik, të jashtëm apo të brendshëm.  

Personat që do të refuzojnë përdorimin  e maskave mund të përballen me gjoba deri në 1 mijë euro, por në raste ekstreme edhe arrestimin.