Itali/ Shqiptari gjendet pa ndjenja në breg të detit me brinjë të thyera dhe dëmtime të shumta në trup..

2506
0

Një 33-vjeçar me origjinë shqiptare është gjetur pa shenja jete në det, në Itali.

Mësohet se shqiptari u pikas në zonën e Ostias, në këmbët e një skele pranë “Piazza dei Ravennati”, teksa sipas mediave italiane, ai kishte lëndime të rënda në trup.  Bëhet fjalë për brinjë të thyera dhe pneumoni të shkaktuar nga thithja e ujit të detit.

Ai u dërgua fillimisht në spitalin Grassi në Ostia, por më pas duke marrë parasysh gjendjen e rënduar shëndetësore, ai u transferua në Spitalin San Camillo në Romë.

Policia po heton rastin, teksa dyshimet e para janë se ai ka rrëshqitur në zonën e gurëve, ku ka pak ujë. Gjithsesi pritet që ai të merret në pyetje për të zbardhur se çfarë ka ndodhur.