Tragjike/ Vdes nëna dhe fëmija i saj 3-vjeçar në aksidentin e frikshëm me kamionin

205
0

Një fëmijë 3-vjeç dhe një grua 42-vjeçe kanë humbur jetën në një aksident në rrugën Dragash-Zhur, në Kosovë paraditen e sotme. Policia e Kosovës njoftoi se në aksidentin e rëndë u përfshinë një kamion dhe automjeti i udhëtarëve. Lidhur me rastin, policia e Kosovës thotë se po kryhen hetime nga njësia e Trafikut Rajonal të Prizrenit.

Njoftimi i Policisë së Kosovës:

Me datën 03.06.2024, rreth orës 10:50 është raportuar për një aksident trafiku të ketë ndodhur në rrugën Dragash-Zhur (Laku i Keq). Lidhur me rastin janë njoftuar njësitë kompetente policore të cilët menjëherë kanë dalë në vendngjarje.

Bazuar në informacionet e para ne ketë aksident janë te përfshira një kamion me rimorkio dhe një automjet i udhëtareve, si pasojë e këtij aksidenti dyshohet se dy person ka ndërruar jetë ( një grua 42-vjeçare dhe një fëmijë 3 vjeçar ), vdekjen e tyre e ka konstatuar stafi kompetent Emergjencës se spitalit rajonale ne Prizren, ndërsa për rastin tjetër vdekjen e kana konstatuar Emergjenca e QKUK-ës ne Prishtinë, pasi qe personi për shkak te lëndimeve është dërgua ne Prishtinë. 

Në vendin e ngjarjes kanë ndalur edhe zyrtar të lartë nga Njësia e trafikut rajonal, prokurori i rastit dhe njësitet tjera relevante. Me urdhër te prokurorit te shtetit trupat e pa jetë dërgohen ne IML Prishtinë, ndërsa i dyshuari pas marrjes se ndihmës se parë ndalohet për 48 orë me urdhër te prokurorit të shtetit.