Itali/ Shifrat po rriten serish, shtohen masat kufizuese: Ja cilat qytete janë në ZONËN E KUQE; nuk mund të dalësh jashtë tyre

463
0
foto ipp-giorgio rossi - milano 24 02 2020 - emergenza coronavirus - sicurezza - militari in piazza duomo con la mascherina

Italia ka vendosur masa të reja kufizuese në 5 nga 20 rajonet e vendit për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Autoritet italiane, morën këtë vendim, pasi ekspertet paralajmëruan variante te reja të Covid-19 që po përhapen në Itali.

Shteti fqinj ka krijuar një sistem të masave përmes kategorizimeve me ngjyra (e bardhë, e verdhë, e portokalli dhe e kuqe) dhe masat vendosen në përputhje me nivelin e infektimit.

Dy rajonet Basilicata dhe Molise janë futur në zonën e kuqe, duke mbyllur kafenetë dhe restorantet, si dhe do te ketë kufizim të lëvizjes dhe do të lejohet që të punojnë vetëm dyqanet me gjëra thelbësore që iu nevojiten njerëzve.

Ndërsa, në Lombardi dhe Piedmont dhe Marche po ashtu janë ashpërsuar masat, duke u kategorizuar në zonën portokalli. Në këto dy rajone, qytetarët nuk do të lejohen që të largohen nga qytetet e tyre, përveç në raste emergjente, për punë apo për arsye shëndetësore.