Itali/ Shifrat e fundit, ekspertët: Durim, jemi në mes te valës së tretë

Bilanci italian i koronavirusit flet për 13846 raste, në ulje nga dita e djeshme ku ishin më shumë se 20 mijë, por si gjithmonë në të dhënat që i referohen të dielës, me një numër testimesh pothuajse të përgjysmuar.

Ndërkohë, autoritetet kanë deklaruar 386 viktima, që çojnë në më shumë se 105 mijë numrin e jeteve te humbura në total.

Niveli i pozitivitetit është në rritje, 8.15 nga 7.2%  e ditës së djeshme, dhe numri i të shtruarve në spitale është në rritje me 565 persona vetëm gjatë një dite.

Sot është Emilja-Romanja rajoni italian më i goditur, me 2118 raste, e ndjekur nga Lombardia, Piemonte dhe Lacio, këto dy të fundit në rritje të dukshme rastesh.

Ndërkohë sipas autoriteteve shëndetësore, trendi i epidemisë është në ngadalësim, por jo në rënie. Sipas tyre, “shifrat na thonë se jemi ende në mesin e valës së tretë, duhet të kemi durim, sepse ekuilibri është i brishtë dhe virusi transmetohet ende lehtësisht në vend”.

- Advertisement -

Një tjetër avion merr flakë, detyrohet të bëjë ulje emergjente, pasagjerët dalin në krahët e Boeing për të shpëtuar (VIDEO)

Një aeroplan pasagjerësh me 178 persona në bord ka marrë flakë pas një defekti në motor dhe është detyruar të devijohet për në Denver....

“Kështu vdiq Maradona”, prokurori nxjerr para gjykatës foton tronditëse

Lotë dhe tension në seancën e parë në Buenos Aires për vdekjen e legjendës argjentinase. Nëse kishte pasur momente tensioni përpara se të fillonte gjyqi...

Tragjedi e dyfishtë, babai ndërron jetë kur merr lajmin për aksidentin e të birit 31-vjeçar

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në Volos, Greqi. Mbrëmjen e së dielës, një çift i porsamartuar dha frymën e fundit në asfalt pasi...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.