Itali, shifrat ditore shqetesojne autoritetet

543
0

Italia është një prej shteteve më të prekura nga pandemia që prej fillimit të saj.

Gjatë 24 orëve te fundit janë shënuar 425 jete te humbura, ndërkohë raportohen edhe 38 811 të infektuar.

Sakaq janë 5966 pacientë të shëruar me shumë se dje dhe aktualisht janë  532.536 të infektuar aktivë.

Numri në total i të infektuarve ka arritur në 902.490 dhe ai i viktimave në 41.063.

Më shumë se 231.673 tampone janë kryer në 24 orë e fundit.

Rajoni i Lombardisë shënon rekord rastesh me covid19. Janë 11 489 raste me shumë se një ditë më parë, nga të cilat 4520 vetëm në qytetin e Milanos. Italia kapërcen kështu 900 mijë të infektuar e 40 mijë viktima nga Covid 19 që prej fillimit të pandemisë.