Itali/ Shënohet numri më i madh i rasteve me Covid-19 që nga muaji maj

599
0

Italia raportuar një përkeqësim të bilancit të personave të prekur nga koronavirusi në 24 orë.

Nga të dhënat zyrtare te Emergjences Civile, rezulton se 642 persona të tjerë kanë dale të infektuar me koronavirus brenda një dite, shifër kjo që nuk ishte regjistruar në vend që prej muajit maj.

Po ashtu 7 persona të tjerë nuk mundën ta fitonin betejën me virusin vdekjeprurës, krahasuar me 5 që ishin një ditë më parë.

Mirepo autoritetet e justifikojnë rritjen e numrit të të prekurve të rinj me shtimin e testimeve. Gjatë 24 orëve të fundit u testuan mbi 71 mijë persona, ndërkohë që një ditë më parë ky numër ishte 53 mijë.