Itali, serbi i ‘mori’ të dashurën, shqiptari i ndjek me makinë dhe i qëllon me armë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme ne Vincenza të Italisë ku një i ri shqiptar ka ndjekur ish të dashurën e tij dhe partnerin e saj dhe i ka qëlluar me Armë.

Mediat e huaja raportojnë se shqiptari ka qëlluar me armë drejt makinës “Mercedes” në të cilin udhëtonte ish- e dashura e 26 vjeçarit dhe i dashuri i saj serb së bashku me dy miq të tjerë të cilët ndodheshin në sendiljet e pasme

Shqiptari i identifikuar si Graciano Qori së bashku me bashkatdhetarin e tij të identifikuar me inicialet M.K me një makinë “Mini Cooper” që të dy me precedentë penalë kanë ndjekur dhe kërcënuar më pas 4 personat në makinë tjetër.

Mediat vendase shkruajnë se shtetasi serb ka tentuar t’i shmangë ndjekësit por që “Mini Cooper-i” i ka dalë në krahë dhe një person ka qëlluar me pistoletë zjarri drejt makinës.

Vajza ka telefonuar policinë por që ndjekja nga shqiptari vazhdonte dhe kërcënimi me armë po ashtu. Më pas “Mercedesi” shkon drejt patrullave të Policisë për të kërkuar ndihmë, ndërsa Mini Cooperi largohet me drita të fikura.

Vajza 20-vjeçare u tregon efektivëve se e njeh njërin prej personave në makinën që i ndiqte. Pas disa orësh policia ka bërë të mundur arrestimin e 26 vjeçarit Qori e ndërsa miku i tij ende ndodhet në arrati.

a.ç

- Advertisement -

Shqiptari bëhet viral në Itali me shpikjen e tij, prodhon këpucët që…

Një këpucë që lidhet vetëm me një gisht, është ideja që lindi nga Alban Ajdini, një 39-vjeçar me banim në Manduria, Itali. 39-vjeçari me origjinë...

9 vjeç flinte te stacioni i trenit, sot një nga picierët më të njohur në Itali! Shqiptari tregon kalvarin e vuajtjeve

Endrit Rustemi është një i ri shqiptar, i cili prej vitesh jeton dhe punon në Itali. Endrit Rustemi emigroi me nënën dhe dy motrat...

23-vjeçari shqiptar, studenti i parë i verbër qe diplomohet për IT, ja cfare shkruan media italiane

Kledian Leka është 23-vjeçari i pari i diplomuar i verbër në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike në Universitetin e Parmës. 23-vjeçari me origjinë shqiptare e...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.