Bukë të zezë apo të bardhë, cili është dallimi dhe cilën duhet të hamë? Përgjigjen ekspertët

Njerëzit shpesh vihen në dilemë të hanë bukë të bardhë apo të zezë dhe cila prej tyre është më e shëndetshme. Këto janë disa nga tiparet e bukës së bardhë apo të zezë dhe pasi t’i lexoni ndoshta do dini të vendosni. Ekspertët me anë të këtij artikulli na këshillojnë se cila bukë duhet të jetë pjesë tryezës tonë, e bardha apo e zeza.

Buka e bardhë– bëhet nga mielli i grurit i bardhë. Gruri vetë përbëhet nga: lëvorja, embrioni dhe endosporini. Embrioni është pjesa me përmbajtje të konsiderueshme të disa acideve lyrore, shumë cilësore dhe përmban vitaminën E e cila mbron këto acide lyrore nga oksidimi, ku përfshihet dhe mbrojtja nga oksidimi i kolesterolit (armiku kryesor për ënet e gjakut).

Ndërsa lëvorja është shumë e pasur me fibra bimore dhe minerale, shumë të nevojshme për organizmin. Kur gruri bluhet për miell të bardhë, lëvorja dhe embrioni shkëputen dhe mbetet vetëm endospori.

Në këtë mënyrë mielli ka humbur: Të gjithë acidet lyrore të pangopura, 50% të kalciumit, 70% të fosforit, 80% të hekurit, 98% të magnezit, 50-80% të vitaminave B dhe të gjithë vitaminën E.

Pra ajo që mbetet nga mielli janë vetëm kaloritë, për më tepër atij i shtohet klor për të zbardhur ngjyrën, i cili është toksik për organizmin tonë. Duke përdorur miell të bardhë, ulet në mënyrë të ndjeshme konsumi ditor i fibrave që çojnë në probleme të ndryshme, veçanërisht të aparatit tretës.

Buka e zezë– bëhet me miell integral e cila varion nga cilësia. Duhet pasur kujdes që buka të jetë 100% integrale dhe jo me ngjyrues. Buka me farë buke (jo me maja), nga miell gruri të plotë ose thekre, të bluar me mulli guri si dhe përzjerjet e këtyre të dyjave, janë bukët më të pasura me vlera ushqyese. Kur buka është bërë me farë buke është shumë më e tolerueshme për aparatin tretës.

Këto bukë përmbajnë fibra të cilat ndihmojnë aparatin tretës, përmbajnë disa acide lyrore edhe vitaminën E. Buka e zezë përmban sasi të konsiderueshme hekuri, kalciumi, acidi folik, vitaminë B dhe sasi të mëdha magnezi i cili është i domosdoshëm në metabolizmin e sheqerit. Kjo e bën bukën e zezë shumë të shëndetshme për ata që vuajne nga diabeti./noa.al/

- Advertisement -

Mos e injoroni këtë, çfarë tregojnë për shëndetin tuaj shenjat në këmbë kur hiqni çorapet

Nëse kjo ka ndodhur një ose dy herë, ka mundësi që buza e këpucëve të jetë shumë e ngushtë dhe të shtrëngon këmbën. Megjithatë,...

Sëmundjet e zemrës po shtohen vrullshëm. Po preken pacientë 20-vjeç, kardiologu tregon shkaktarët

Sëmundjet që prekin zemrën e njeriut po shtohen vrullshëm, por nëse dikur mosha e personave të prekur nga problemet kardiovaskulare ishte relativisht e lartë,...

Kanceri i mushkërive nuk fillon gjithmonë me kollë, ja simptoma e parë që nuk i kushtohet vëmendje

Sot, gjithçka i atribuohet stresit, mungesës së gjumit ose rraskapitjes së përgjithshme, përfshirë lodhjen. Megjithatë, nëse përjetoni lodhje të pashpjegueshme që zgjat për një...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.