Itali/ Pronari i lokalit kërkon kamerierë, del ne rruge me pankartë, ofron 1500 euro plus bakshishet: “Nuk po gjej njeri”

613
0

“Kërkohet kamarieri”. Kjo është ajo që lexoni në një pankartë të madhe që një pronar restoranti në Firence vendosi të shfaqte para restorantit të tij, pasi askush nuk ishte përgjigjur në shpalljen përkatëse të punës, të botuar si në gazetën lokale ashtu edhe në portalet përkatëse online.

“Pasi vendosa banderolën, më kontaktuan pensionistë dhe zonja të një moshe, ndërsa djemtë 20/25 ende nuk janë parë. Nuk gjejmë dot njeri, thotë Massimiliano, pronari i restorantit.

Puna me kohë të plotë do të ishte nga e marta deri të shtunën dhe do të siguronte një pagë bazë prej rreth 1500 € në muaj, përveç vakteve ditore dhe bakshisheve. “Me ato sigurisht kalojmë dy mijë”, siguron Stagi.