Zbulohet thesari prej miliardë dollarësh – Anija qëndronte në 950 metra thellësi prej 300 vitesh

152
0

Zbulohet thesari i anijes legjendare San Hoze: ari dhe objekte të tjera që vlejnë me miliarda dollarë kanë qëndruar nën ujë për 300 vjet pasi anija spanjolle u fundos nga Marina Mbretërore Britanike gjatë udhëtimit të saj nga Panamaja.

Pamjet e publikuara të këtij thesari konsiderohen të paprecedent. Topa lufte, objekte porcelani dhe monedha e objekte ari janë zbuluar në gjendje të mirë në thellësi të detit të Karaibeve.

Anija San Hoze, sipas historianëve, ishte ngarkuar me një thesar i cili ditët e sotme konsiderohet me një vlerë prej miliarda dollarësh, dhe u fundos në vitin 1708 pranë portit të Kartagjenës.

Ajo ishte nisur nga Portobelo, Panama si pjesë e një njësie prej 14 anijesh tregtare dhe tre anije lufte spanjolle, në momentin që u përballë me një anije lufte britanike pranë Barú. Beteja ishte e përgjakshme dhe përfundoi me fundosjen e anijes, nga e cila mundën të mbijetonin vetëm 11 persona nga 600 që ndodheshin në bord.

Anija u zbulua në një thellësi prej 900 metrash dhe nuk shfaqte ndërhyrja nga njerëzit. Pamjet tregojnë mjetin lundrues të mbuluar pjesërisht nga algat. Por gjithashtu mund të shihet thesari i përbërë nga shufra ari dhe monedha, topa prej balte të prodhuara në Sevilje në 1655 dhe një komplet porcelani kinez i padëmtuar. Mund të shihen gjithashtu enë porcelani, qeramikë dhe shishe qelqi.SCAN