Nga palestrat te lokalet: Ne kete qytet te Italise askush nuk kerkon Green pass

137
0

“Nëse keni Green pass është mirë, nëse nuk e keni, prape mirë”. Duke folur është pronari i një palestre në Palermo i cili gjithashtu e shkruan atë në hyrje të ndërtesës: “Asnjë Green pass”. Por nuk është e vetmja. Kamerat e emisionit “Zona Bianca” kanë vizituar disa palestra në krahinën e Palermos dhe situata është e njëjtë: Green pass nuk është thelbësore për të qenë në gjendje të hysh, të stërvitesh, të marrësh pjesë në kurse dhe madje të përdorësh dhomat e zhveshjes dhe dushet.

Situata nuk ndryshon as në sallat e basteve. Green pass është i detyrueshëm, por edhe atje nuk ka kontrolle në hyrje. Nga arkadat, korrespondenti i programit Rete 4 lëviz së pari në një vend për një aperitiv dhe më pas në një restorant. Situata është e njëjtë: Green pass as nuk kërkohet brenda lokaleve.