Itali/ Ministri i Shendetesise: Konfirmojmë masat, ndalohen udhetimet për keto data

1653
0

“Masat janë këto dhe ne i konfirmojmë ato dhe rregullat mbeten këto”. Kjo u përsërit nga Ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza, duke mohuar hipotezën e një rishikimi të masave për ditët e 25, 26 dhe 31 Dhjetor dhe 1 Janar në lidhje me udhëtimin midis bashkive.

“Në këtë fazë, ne nuk kemi mundësi të lëvizim per udhetimet që nuk jane thelbësore dhe
mesazhi i qeverisë dëshiron të jetë ky: në ditët më të nxehta, ku ka më shumë rrezik të rritjes së lëvizjes, ne u kërkojmë njerëzve një sakrificë “.