Itali/ Mbajtja e kufizimeve per Shqipërinë shkon në parlamentin italian

Emigrantët e Italisë kërkojnë eliminimin e masave shtrënguese anti Covid, të lëvizjes për e nga Shqipëria.

Me anë të një peticioni online, që deri më sot është firmosur nga rreth 7000 persona kërkohet që Italia të respektoj kriteret e rekomandimet e Këshillit të Evropës, marrë më datë 18 qershor 2021, ku vendeve anëtare, iu kërkua heqja graduale e masave kufizues të lëvizjes për persona që banojnë në vende të treta, përfshirë dhe Shqipërinë.

Sipas vendimeve të fundit të marra nga qeveria italiane deri më datë 31 korrik 2021, do të lejohet hyrja në Itali vetëm për ata shqiptarë që kanë leje qëndrimi afatgjatë, si dhe për familjarët e parë të tyre. 

Ndërsa për shqiptarët e tjerë rrugëkalimi mes dy vendeve do të mundësohet vetëm për arsye shëndetësore të provuara, motive studimi e pune, si dhe shkaqe urgjence absolute.

Për këta persona hyrja në territorin italian do të lejohet vetëm pas dëshmisë së një tamponi molekular ose antigjenik negativ, jo më shumë se 72 orë para nisjes, si dhe detyrimin e një autokarantinimi 10 ditor.

Shqiptarët e Italisë e gjejnë diskriminuese këtë vendim, pasi në Itali jetojnë mjaft emigrantë shqiptarë me leje qëndrimi një ose dy vjeçare që jetojnë e punojnë në Itali e që po privohen nga e drejta e lëvizjes mes dy vendeve.

Mbi këtë çështje, senatori italian Tommaso Nannicini, ka kërkuar një interpelancë parlamentare për Ministrin e Shëndetësisë Roberto Speranza, Minsitrin e Jashtëm Luigi DI Maio e kryeministrin Mario Draghi me pyetjen; Cilat janë motivet e ruajtjes së masave shtrënguese me Shqipërinë dhe pas rekomandimeve të Këshillit të Evropës?

Emigrantët shqiptarë në Itali, janë ndër më të integruarit e më historikët ndër komunitetet e huaja. Aktualisht jetojnë rreth 440 mijë emigrantë shqiptarë e rreth 200 mijë të tjerë kanë marrë nënshtetësinë italiane gjatë këtyre 30 viteve emigrim.

- Advertisement -

Nga vera në dimër, sinoptikania zbulon surptizat e motit për ditët në vijim..

Dita e verës ka nisur me vranësira, reshje të pakta dhe temperatura deri në 25 gradë celsius, por nesër termometri do të shënojë 28...

Pezullohen lundrimet nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas

Si pasojë e motit të keq mësohet se janë pezulluar lundrimet ditën e sotme për tragetet e linjës Durrës-Bari dhe anasjelltas. Lundrimet sipas njoftimit do...

Ndryshon kursi i këmbimit, ja si u mbyll java për monedhat e huaja..

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme 14 mars, një dollar do të blihet me 91.2 lekë dhe do shitet me...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.