Itali/ Masat e reja anti-Covid qe hyjne ne fuqi ne date 6 mars

856
0

Kryeministri i ri italian, Mario Draghi ka firmosur draft ligjin e parë të qeverisë së tij me masat ndaj pandemisë Covid 19.

Këto masa do të hyjnë në fuqi prej datës 6 mars e deri më 6 prill 2021.

Normativa e re vendos që deri më 27 mars do të ndalohet lëvizja mes rajoneve e provincave autonome italiane me përjashtim të atyre që udhëtojnë për motive pune, shëndeti apo nevoja të domosdoshme.

Qeveria italiane ka vendosur të mbajë në fuqi rregullat e moslejimit të hyrjes në territorin italian të personave që vijnë nga vende jo anëtare të Bashkimit Europian e jo pjesë e zonës Schengen, si dhe nga një liste vendesh që përditësohet ditë pas ditë në varësi të situatës së pandemisë në këto territore. 

Gjithashtu  pranon mundësinë e hyrjes në Itali të personave që mbërrijnë përmes udhëtimeve të quajtura “Covid tested”, pra përmes kompanive që kryejnë testimet anticovid të udhëtarëve para nisjes së fluturimit.

Normativa e re e qeverisë italiane ka përcaktuar se në zonat e konsideruara të bardha, ku rreziku i pandemisë është i pakonsiderueshëm, të vazhdohen të respektohen masat bazike e të detyrueshme kundër pandemisë, si distancimi ndërpersonal, mbajtja e maskës e protokolli kombëtar në sektorë të ndryshëm të punës.

Prej datës 6 mars në ato zonë që do të klasifikohen si zona të kuqe, pra me një rrezik infektimi mjaft të lartë do të ndërpritet çdo aktivitet shkollor me prani në klasë e për çdo cikël shkollor, dukë përfshirë dhe kopshtet.

Gjithashtu do të ndërpritet  aktiviteti shkollor i   çdo cikli dhe në ato territore ku pavarëisht klasifikimit në zonë të portokalltë apo arancione,  niveli i infektimit nga pandemia është mbi 250 banorë për 100 mijë banorë, si dhe në ato territore ku autoritetet lokale e konsiderojnë mjaft të rrezikëshëm përhapjen e varianteve të reja të Covid.

Në të gjitha zonat pavarësisht kalsifikimit do të ndalohen hapja e bareve e restoranteve pas orës 18.00.

Në zonat e verdha do të lejohet hapja e muzeve, teatrove, kinemave e impianteve sportive pas datës 27 mars duke garantuar një flusk të kontrolluar. Do të lejohen vetëm 25% e kapacitetit maksimal të sallave, e maksimumit 400 spektatorë në ambiente të hapura e 200 në ato të mbyllura. Palestrat, pishinat e pistat e shive do të vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura.

Në 24 orët e fundit Italia ka regjistruar 17 083 persona të infektuar e 343 viktima.

Deri më sot kur kanë kaluar mbi 1 vit nga nisja e pandemisë, në Itali janë shënuar 98 288 viktima e mbi 2 milionë 955 mijë të infektuar.