Skip to content

Itali/ Masa të reja kundër koronavirusit, çfarë parashikohet për të huajt si dhe ..

    Italia do të nise aplikimin e masave të tjera në kuadër të luftës kundër koronavirusit.

    Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza do të firmosë një urdhër të ri që parashikon se personat që vijnë nga vendet e BE-së, duhet që përveç tamponit të bëjnë edhe një karantinë prej pese ditësh.

    Edhe pas 5 ditësh do të bëjnë një tjetër tampon.

    “Të gjithë duhet të heqim dorë nga diçka”, tha më herët kryeministri Mario Draghi, duke iu referuar situatës së pandemisë atje.

    Masa u vendos pas rritjes së rezervimeve të fluturimeve në Itali.

    Autoritetet vendase i frikësohen përsëritjes së asaj çka ndodhi verën e shkuar, ku mijëra njerëz u dyndën drejt Italisë duke rritur ndjeshëm shifrat e infeksioneve.