Itali/ Masa te reja: jo lëvizjeve mes rajoneve deri më 15/1, fundjava portokalli. Çfarë mund të bëhet nga 7 janari..

670
0

Këshilli i Ministrave i ka dhënë dritën jeshile dekretit me masat e reja anti-Covid që do të jenë në fuqi nga 7 deri më 15 Janar. Fundjava 9-10 do të jetë në zonën “portokalli” për të gjithë Italinë, ndërsa ditët e tjera një fashe “e verdhë e përforcuar” do të jetë në fuqi me ndalimin për të udhëtuar midis rajoneve. Përplasje rreth rihapjes së shkollave

Gjatë takimit të natës për t’i dhënë dritën jeshile dekretit të ri, fusha e betejës është përsëri shkolla. Pas një dite tensioni midis qeverisë dhe Rajoneve në datën 7 janar, kreu i delegacionit të Partisë Demokratike, Dario Franceschini, propozon të shtyjë hapjen të paktën duke filluar nga 15 Janari.