Itali/ Kush jane dy rajonet qe mund te shkojne drejt zonës së verdhë që në fund të gushtit

572
0

Sicilia dhe Sardenja rrezikojnë të kalojnë nga zona e bardhë në të verdhë që në fund të gushtit. Në fakt, këto janë dy Rajonet në të cilat vlerat e pragut të ri që përcaktojnë ndryshimin e ngjyrës janë shqetësimi më i madh. Presioni mbi rrjetin spitalor, megjithatë, po rritet pothuajse kudo: në Lazio niveli në kujdesin intensiv ka shkuar nga 3.7% në 6% në një javë, në Liguria nga 2.8% në 7%.

Ekzistojnë tre kushte që lejojnë qëndrimin në zonën e bardhë: numri i pozitivëve të koronavirusit duhet të jetë nën 50 për 1000 mijë banorë, shtretërit e zënë në kujdes intensiv nën 10% dhe shtretërit e zënë në repartet spitalore nën 15%.