Itali/ Jo vetem Super Green Pass, presion edhe per detyrimin e maskave në ambientet e hapura

19
0

Jo vetëm Super Green Pass. Ndër masat më të rrepta për frenimin e valës së katërt të Covid-19, Rajonet po kërkojnë rikthimin e detyrimit të maskave në natyrë.

“Përdorimi i maskës në këtë fazë të rritjes së incidencës së “Covid-19” është niveli i parë i parandalimit dhe përdorimi i saj mund të sjellë vetëm përfitime, veçanërisht në këtë periudhë të zhvendosjeve të mëdha. Një disiplinë homogjene në të gjithë Italinë, pavarësisht ngjyrat, tashmë janë të nevojshme”, nënvizon për Adnkronos Health këshilltari për shëndetësinë në Rajonin e Lazios, Alessio D’Amato, duke iu rikthyer asaj që i propozuan Rajonet Qeverisë.

Rikthimi në përdorimin e mjeteve mbrojtëse edhe jashtë është “një pikë e përbashkët e rajoneve, veçanërisht Lazio dhe Veneto.

Sipas indikacioneve që dalin nga salla e kontrollit, megjithatë, nuk duhet të ketë shtrengime për përdorimin e maskave: detyrimi për t’i mbajtur ato në ambiente të mbyllura mbetet, ndërkohë që duhet të qëndroni të lirë të mos i mbani jashtë. Natyrisht, mbetet detyrimi për vendosjen e maskës edhe jashtë, nga zona e verdhë e lart, siç parashikohej deri më tani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.