Itali/ Green pass per trasnsportin, ja cfare thote dekreti i ri

952
0

Green Pass do të jetë i detyrueshëm nga 1 Shtatori në te gjithe avionet, anijet dhe tragetet ndërrajonale, me përjashtim të Ngushticës së Mesinës, në trenat Intercity, Intercity Notte e Alta Velocità , në autobusët që lidhin më shumë se dy Rajone. Detyrimi i certifikimit të gjelbër edhe për autobusët që përdoren për shërbime me qira me shofer, me përjashtim të atyre shtesë për shërbimin publik lokal dhe rajonal. Green pass nuk do të jetë i detyrueshëm për autobusët dhe metro të transportit publik lokal dhe për trenat rajonalë.

Detyrimi i Green passnuk zbatohet për subjektet e përjashtuara sipas moshës nga fushata e vak sinimit dhe për personat të cilët, për arsye shëndetësore dhe sipas indikacioneve të CTS, nuk mund të vaksinohen. /shqiptari.net/