Itali, gjobë deri 1000 euro nese kapeni pa green pass në keto ambiente

Pas pak ditesh Italia aktivizon sistemin e përdorimit të certifikatës jeshile për të hyrë në ambiente të mbyllura në lokale, restorante, muze, kinema, palestra, pishina, evente kulturore e sportive, ceremoni fetare e civile etj.

Prej datës 6 gusht me vendim të qeverisë italiane, Green Pass-i bëhet i detyrueshëm për të hyrë në struktura publike, qendra shëndetësore e rezidenciale, e për të udhëtuar në Evropë.

Green Pass është një certifikatë jeshile që lëshohet nga Ministria Italiane e Shëndetësisë pas kryerjes së dy dozave të vaksinës anti Covid.

Mund të merret me një afat kohor të limituar dhe pas kryerjes së dozës së parë të vaksinës e që hyn në fuqi 14 ditë pas saj e deri në kryerjen e dozës së dytë.

Por me hyrjen në fuqi të kësaj mase të re, aktivizohet dhe sistemi i detyruar i kontrollit për të verifikuar vlefshmërinë e autenticitetin e certifikatës jeshile.

Në rast se kjo nuk kryhet janë parashikuar gjoba të kripura si për pronarët e bizneseve ashtu dhe për qytetarët.

Prej datës 6 gusht në Itali bëhet aktiv dhe sistemi i verifikimit të Green Pass përmes një aplikacioni të vënë në dispozicion nga Ministria e Shëndetësisë. 

- Advertisement -

Tjetër tërmet në Itali, sërish frikë, shumë njerëz e kaluan natën në rrugë në Campi Flegrei

Frikë në Napoli për një tërmet me magnitudë 4.4, i cili ndodhi në orën 01:25 të natës, me epiqendër në det, pranë Pozzuolit. Shumë njerëz...

Sherr masiv mes 30 emigrantëve në qendër të Romës

Një përleshje masive ka tronditur qendër të Romës, përballë Koloseut, mbrëmjen e së hënës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 pranë daljes së metrosë...

Nuk pranuan lidhjen e vajzës së tyre me një vajzë, arrestohen 2 prindërit në Itali

Dy prindër italianë të cilët nuk kanë pranuar orientimin seksual të vajzës së tyre 19-vjeçare dhe e kanë mbyllur në shtëpi kanë përfunduar në...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.