Një 65-vjeçar shqiptar është gjetur i pajetë në shtratin e përroit Bure në Candeglia.
Sipas medieve italiane, shqiptari i identifikuar si Gjon Toma ishte larguar nga shtëpia e tij rreth orës 08:30, mëngjesin e së dielës.
Familjarët e tij u shqetësuan kur nuk po kthehej në shtëpi dhe lajmëruan policinë.
Rreth orës 17:00 të së dielës, gruaja dhe djali i tij bënë një ankesë dhe në mbrëmje zjarrfikësit e komandës Pistoia filluan kërkimin.
Trupi i tij u gjet mëngjesin e djeshëm dhe nuk kishte shenja dhune. Megjithatë pritet autopsia për të zbardhur shkakun e vdekjes