Itali/ Emigranti gjen portofolin e nje biznesmeni të njohur, ja cfare i ndodhi me pas

142
0

Johns, me origjinë nigeriane, gjeti një portofol ndërsa pastronte një tavolinë pasi klientët kishin mbaruar, ai gjeti një portofol me çeqe dhe 180 euro para kesh brenda. Por, në vend që të përfitonte prej tij, ai u paraqit në stacionin policor aty pranë, i cili ishte i mbyllur në atë kohë, dhe kështu ai ia dorëzoi sendin e humbur personelit qe ishin ne sherbim, të pranishëm në vend.

Edhe pse vetëm për tre ditë pune, ia ktheu besimin me një gjest të bukur punemarresit te tij duke bere qe i riu te punësohet me një kontratë ‘a chiamata’ për të punuar në eventin ‘Birrando a Nervi’.

Kuleta doli se i përkiste një biznesmeni të njohur gjenovez, i cili shpresojmë të kthejë gjestin e bukur me një bakshish. Përndryshe, nëse kushtet janë të përshtatshme, kush nuk do t’i ofronte punë këtij të riu, i cili tashme është shquar për ndershmërinë e tij.