Itali/ Drejt zgjatjes së gjendjes së jashtëzakonshme për 2 ose 3 muaj

410
0

Qeveria italiane planifikon të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme “për dy ose tre muaj”. Regjimi i posaçëm i krijuar për të përballuar pandeminë skadon më 31 dhjetor dhe mund të zgjatet, siç parashikon ligji i miratuar nga qeveria Conte 2, deri më 31 janar 2022. Për të shkuar më tej, do të ishte i nevojshëm një ligj i ri.

Të martën mund të jetë një Këshill i Ministrave që duhet të vendosë për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme deri më 31 mars. Sipas burimeve qeveritare, përshpejtimi u vendos nga kryeministri Mario Draghi për të dhënë një sinjal të qartë mbi prioritetet në lidhje me situatën e pandemisë Covid.