Çfarë pi Sali Berisha që është kaq energjik? Ish kryeministri zbulon ‘sekretin’

204
0

Lulzim Basha i përmendi moshën sot në deklaratat e tij nga selia blu por ish-kryeministri i përgjigjet duke thënë se e ka shumë mirë shëndetin mendor dhe potencialin si para 30 vitesh.

I pyetur se çfarë pi që është kaq energjik, Berisha tha se vetëm kafe ose ndonjë çaj dhe se sekreti qëndron te dëshira për të mbrojtur interesat kombëtare.

Pyetje: Basha përmendi moshën tuaj të thyer, si jeni ju fizikisht?

Berisha: Shëndeti mendor është mendor i dashur, Sali berisha është në koefiçent të shkëlqyer. Nuk marr asnjë lloj substance përveç ndonjë kafeje apo çaj dhe I gjithë potenciali im mendor është I pacenuar siç ka qenë 30 vite më parë.

Pyetje:Çfarë pi Sali Berisha që është kaq energjik?

Berisha: Ka një secret, dashuria për këtë vend është pa disktuim burimi më I pashtershëm i energjisë. Nëse qëndron në funksion të interesave kombëtare klurrë nuk të mungon energjia t’i mbrosh. Unë nuk e nisa këtë për karrige. Pashë situatën dramatike dhe për atë që sollëm ne 30 vite më parë, Rama në hakmarrje të verbër arriti ta asgjësoje duke mbajtur peng dosje pas dosje Bashën.