Berisha bën deklaratën e bujshme, ky është koalicioni ‘Top Secret’ që do ta sjellë në pushtet

92
0

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar se do të mbledhë koalicion më të madh që është mbledhur ndonjëherë kundër regjimit të Edi Ramës.

Duke folur në një konferencë për shtyp nga brenda Selisë Blu, Berisha theksoi se ky koalcion do të jetë një nga më të gjërët që ka njohur historia, dhe shtoi se informacionet për këtë koalicion janë ‘top secret’.

“Por, sot pas 8 vitesh PD me numër votash është 60 mijë si aleancë, 74 mijë vota se në 2013 përballë një qeverie që kalonte nga skandali në skandal. Në vitin 2005 pas një katastrofe të PD, pas shembjes së firmave piramidale doli e para në zgjedhje.

PD fitoi sepse u bashkua, me ndershmëri me koalicion të gjerë.

Dhe ju do shihni një nga koalicionet më të gjera që ka njohur ndonjëherë historia. E kjo është ‘top secret’.,” u shpreh ish-Kryeministri.