Itali/ 10 rajone në zonën e kuqe nga e hëna deri ne kete date..

923
0

Ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza, bazuar në të dhënat dhe indikacionet e Dhomës së Kontrollit, nënshkroi urdhëresat për të dekretuar ngjyrat e reja të Rajoneve. Këto urdhëresa do të hyjnë në fuqi të hënën, 15 mars dhe do të zbatohen për një periudhë prej 15 ditësh.

Emilia Romagna, Friuli Venezia Giulia, Lazio, Lombardia, Marche, Piemonte, Pulia, Veneto dhe Provinca Autonome e Trentos kalojnë në zonën e kuqe, përveç Campania dhe Molise tashmë të kuqe. Të gjitha Rajonet e tjera do të hyjnë në zonën portokalli. Bazilikata do të jetë portokalli nga e marta pasi shqyrtoi të dhënat e dërguara këtë mëngjes nga vetë rajoni.

“Të gjitha rajonet e tjera, përveç atyre të shënuara me të kuqe, do të jenë në zonën portokalli për shkak të efekteve të dekretit të miratuar këtë mëngjes. Sardenja vetëm mbetet në zonën e bardhë”. Kjo është ajo që mësohet nga burimet e Ministrisë së Shëndetësisë mbi përmbajtjen e urdhëresës së re.