“Ishte e ftohtë! S’kishte rrjete sociale!” Shoqet e klases flasin per Hygerten: Nje dite folem per prinderit, ajo uli koken..

644
0

Edhe pse bashkë me vëllezërit vrau dhe më pas groposi të atit në tokën në kasollën 20 m larg pranë shtëpisë në Shënavlash të Durrësit, Hygerta Meta, me qetësi shkoi dhe u ul si zakonisht në auditorët e fakultetit për Gjuhët e Huaja

“Ka ardhur pas krimit, vinte, ishte më e ftohtë se zakonisht”.

“Sillej shumë normale, kam pasur bisedime me të shumë normale kur ngjarja ka qenë e freskët”.

“Ishte shumë e ftohtë, gjithmonë ka qenë e ftohtë, por ato ditë ka qenë në ekstrem, shumë e ftohtë.”- thanë shoqet.

Por njëra nga vajzat ka pikasur edhe sjellje jo normale te Hygerta.

“Një gjë që kam vënë re javën e kaluar pa dalë lajmi, shtrëngonte duart, kishte kruajtje te fytyra, te koka”.- u shpreh një shoqe.

Një shaka e pamenduar e një prej shoqeve me Hygertën, e bëri këtë të fundit të ketë një reagim i cili do t’i frikësonte të gjithë në klasë.

“Më kujtohet pjesa që një vajzë i kishte thënë kur Hygerta shkonte drejt saj, pse vjen si vrasëse, ajo kishte vrenjtur fytyrën, kishte bërë një shprehje të keqe në fytyrë dhe kishte shtrënguar grushtin fort. Pastaj ajo vajza e qetësoi”.- tha një nga vajzat.

Hygerta nuk ka folur në shkollë për familjen, apo problemet me të cilat ajo përballej, por kjo nuk e pengonte të diskutonte. Të vetëm herë që nuk foli, ishte disa ditë pas ngjarjes

“Një ditë të javës së kaluar kemi pasur një diskutim për familjen, për prindërit, vura re që ajo uli kokën, ishte diskutimi i parë që ajo nuk u përfshi, uli kokën dhe nuk reagoi fare”.- u shpreh një nga shoqet.

Para mikeshave, Gerta, nuk fliste në mënyrë të përveçme, mami, babi, apo vëllai a motra. Ajo thjesht u ka thënë se se ka prindër strikt.

“Po kemi diskutuar njëherë lidhur me prindërit, por që tha i kam pak strikt, nuk më lejojnë të dal, nuk i lejonte të fliste me shoqërinë, të dilte me ta”.- tha ajo.

19-vjeçarja shfaqej e izoluar, jo sociale, dhe larg teknologjisë. Qellim në vetë kishte shkollën.

“Një ditë kishim rrugën bashkë shprehu që kishte harruar telefonin dhe nuk ishte në panik, nuk e vrau mendjen fare. Ajo më tha që nuk e përdor, vetëm për t’u marrë vesh me familjen, nuk e përdor fare s’kam rrjete sociale, dhe absolutisht s’ka pasur diçka tjetër, as në kafe nuk dilte me ne, kishte primare shkollën, ishte shumë e dhënë me shkollën”.- tha një nga shoqet.

“Në mësim ka qenë aktive, nuk para fliste për gjërat e saj personale, thjesht ishte shumë e fokusuar te pjesa e mësimeve”.- u shpreh një shoqe.

Hygerta udhëtonte çdo ditë nga fshati i saj Shënavlash drejt Tiranës për të frekuentuar auditorët e vitit të parë të fakultetit, por kohët e fundit donte të fliste në familje edhe mundësinë e zhvendosjes në kryeqytet

“Kishte një orar fiks që duhet të ishte në shtëpi, në 7 nisej nga Durrësi në 8:30 ishte e para në klasë, mbaronte mësimi ne ishim duke bërë shaka, ajo ndoshta kishte mbërritur në Durrës”.- tha një nga shoqet.

“Di që e bënte vajtje-ardhje, ka pasur treguar që donte të rrinte këtej (Tiranë), donte të fliste me familjen ta diskutonte që të merrte një shtëpi këtej pasi vajtje-ardhje si dukej ishte e vështirë.”- u shpreh një nga shoqet.