Skip to content

Ishte duke raportuar, gazetarit i ndodh e papritura nga elefanti (Video)

    Videoja e një gazetari që teksa po raportonte ngacmohej nga një foshnje elefant është bërë virale në rrjetet sociale.

    Gazetari i KBC, Alvin Patterson Kaunda, ishte duke raportuar nga “Sheldrick Wildlife Trust”, një qendër jofitimprurëse rehabilitimi e kafshëve të egra për elefantët dhe rinocerontët në Nairobi, kur u ndërpre nga një elefant.

    Në fillim gazetari mundi të mbante profesionalizmin dhe të vijonte raportimin edhe pse elefanti po i vinte rrotull, deri në momentin që filloi t’i prekte hundën.

    Pasi elefanti femër 4-vjeçar, i preku hundën, gazetari shpërtheu në të qeshura dhe iu desh të ndalonte raportin.