Mori vajzën 6 vjeçe në takimin e G20, Meloni reagon pas kritikave: Detyra e kryeministres s’më privon të jem nënë e mirë

87
0

Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni mori pjesë në takimin e G20 që u zhvillua dy ditë më parë në Bali, ku ishin të pranishëm liderët europianë. Por ajo që ra në sy ishte fakti se Meloni kishte marrë me vetë edhe vajzën e saj gjashtë vjeçe, Ginevra.

Dhe kjo sigurisht nuk kaloi pa u vënë re dhe pa marrë kritika gjithashtu. Pas kritikave Girogia Meloni bëri një sqarim për opinionin publik, duke thënë se pavarësisht përgjegjësive si kryeministre, kjo nuk e pengon atë që të jetë edhe një nënë e përkushtuar.

“Ndërsa kthehem në shtëpi nga dy ditë punë të pandërprerë për të përfaqësuar më së miri Italinë në G20, hasa në një debat të jashtëzakonshëm nëse ishte apo jo e drejtë të merrja vajzën time me vete, ndërkohë që u largova për katër ditë.

Pyetja që kam për animatorët e këtij diskutimi emocionues është: pra ju mendoni se si duhet të rritet vajza ime është një çështje që ju shqetëson? Sepse unë ju jap një laj, kjo nuk është. Unë kam të drejtë të jem nënë si të dua dhe kam të drejtë të bëj gjithçka mundem për këtë komb pa e privuar Ginevrën. Shpresoj që kjo përgjigje të mjaftojë për t’ju bërë të merreni me çështje më të rëndësishme dhe në mënyrë të paqartë në kompetencën tuaj”, ka thënë Meloni.