“Ishte djalë i mrekullueshëm”/ Flet fqinji i 41-vjeçarit qe u vra diten e sotme: Kishte 3 muaj qe ishte kthyer nga..

1430
0

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mesditën e sotme qytetin e Fierit, ku viktimë mbeti 41-vjeçari, Elton Javori. 

Gjatë një deklarate për media një prej banorëve të lagjes “16 prilli”, ku ndodhi edhe ekzekutimi tha se i ndjeri banonte 100 metra larg vendit ku mbeti i vrarë. Banori shprehet gjithashtu se në momentin që dëgjoi krismat doli me shpejtësi nga kafja ku po hynte.

“Ka qenë djalë i mrekullueshëm, i edukuar dhe i sjellshëm. Nga i erdhi, Zoti e di. Nuk dëgjova krisma armësh. Ky ka nënën dhe babanë këtu. Vëllezërit i ka në Gjermani. Sa dola nga shtëpia, u futa të pija kafe, dola me vrap”-”– u shpreh banori.

-Këtu ka jetuar gjithmonë apo ka qenë emigrant?

Komshiu: Në Gjermani.

-Kur ka ardhur nga Gjermania?

Komshiu: U bënë nja dy muaj, tre muaj…

-Ça bënte në Gjermani?

Komshiu: Atje në punë është ai, atje ka vëllanë me dy djemtë, nusen e vëllait. Vetëm nënën e babain ka këtu.

-Beqar?

Komshiu:Beqar. Djalë i mirë ka qenë.

-Ju dëgjuat krisma?

Komshiu: Unë nuk dëgjova asgjë, sa vajtëm në lokal na erdhi lajmi që u vra.

-Eltoni ishte në këmbë apo me makinë?

Komshiu: Nuk di, makinën e ka atje. Sa ka zbrit nga makina thanë e kanë vrarë.

-Sa veta ishin?

Komshiu: Nuk dimë gjë fare. S’mund të flas kot.