Djali iu vra 100 metra larg shtëpisë, nëna shkon mes lotësh te vendi i ngjarjes (VIDEO)

828
0

Rreth orës 11:00, në lagjen “16 prilli”, është vrarë me armë zjarri 41-vjeçari Elton Javori, banues në Fier.

Këto janë pamjet prekëse të nënës së Elton Javorit, 41-vjeçarit i cili u ekzektua paraditen e kësaj të enjteje në Fier. Në videon që përcjell gazetarja Anila Sefa, e moshuara shihet teksa shkon drejt vendit të ngjarjes. 41-vjeçari u vra rreth 100 metra larg shtëpisë së tij, në momentin që zbriti nga kjo makinë Porsche, për shkaqe dhe në rrethana momentalisht të paqarta.

Javori mësohet se jetonte me prindërit dhe kishte rreth 3 muaj që ishte kthyer nga Gjermania. Ai nuk rezulton person me precedentë penalë, megjithatë, sipas asaj që raporton gazetarja Sefa, viktima ishte nipi i biznesmenit Demir Backa, i ekzekutuar me armë zjarri në Tetor të 2021-t