Ish-ministri Tahiri takohet me familjarët, ja ku do të transferohet per te vuajtur denimin

119
0

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri që prej 4 ditësh po qëndron në burgun 313 në Tiranë pas vendimit të dënimit nga GJKKO. Paraditen e kësaj të hëne Tahiri është lejuar që të takohet me familjarët e tij dhe dy avokatët mbrojtës, Maks Haxhiaj dhe Dritan Jahaj.

Këta dy të fundit kanë deklaruar se në ditët në vijim do t’i drejtohen me rekurs gjykatës së lartë për vendimin e dënimit.

Ndërkohë burime për “ABC News” bëjnë me dije se ish-ministri Tahiri gjatë ditëve në vijim do të transderohet në burgun e Rrogozhinës, për shkak se burgu i Vaqarrit është në rikonstruksion.

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u dënua ditën e hënë, më 4 Shkurt me 3 vite e 4 muaj burg nga apeli i GJKKO.