Ish-drejtoresha e Tatimeve i futet televizionit. Merr postin e rëndësishëm

903
0

Ish-drejtoresha e Tatimeve, Briseida Shehaj u bë shumë e njohu për publikun përpara se të largohej nga posti i saj. Kujtojmë që aktorja,  Delinda Disha,  e imitoi në ‘Portokalli’ dhe që atëherë ajo u komentua shpesh në media.

Mirëpo, duket se Briseida pas largimit nga posti i drejtoreshës ka vendosur të largohet përfundimisht nga politika dhe t’i futet televizionit. Burime për ‘Newsbomb’, kanë treguar së fundmi se Briseida ka marr një post të rëndësishëm në ‘Ora News’.

Sipas tyre, ajo do të fillojë shumë shpejt punën si Drejtoreshë e Programacionit dhe Prodhimit në Ora News , një punë kjo shumë më ndryshe se më parë.