7.5 C
Tirana

Informacion zyrtar, si të marrësh azil në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Date:

Share:

Nëse nuk e ke një punë dhe për rrjedhojë një jetë normale në vendin ku je lindur dhe je duke u përpjekur për një jetë më të mirë duke emigruar, mund të fitosh qëndrimin në vendin ku ke zgjedhur të shkosh.

Ky është rasti i Sergios, një burrë nga Meksika, i cili fitoi azilin, pasi deklaroi në gjykatë ku u shqyrtua kërkesa e tij, se në vendin e tij të lindjes nuk kishte punë.

Sergio, erdhi ilegalisht nga Meksika.

“Unë erdha në Shtetet e Bashkuara në vitin 1992 sepse atje nuk kishte shumë punë”, – thotë ai duke folur me VOA.

Sipas procedurave të rrepta të zbatimit të administratës Trump, Sergio ishte në rrezik deportimi pasi u arrestua për dehje në maj të vitit të kaluar.

Në një burg pranë Los Anxhelosit, ai thotë se një roje e fyeu në fillim të nëntë muajve të tij në paraburgim.

“Më tha; je i burgosur. I thashë “Jo, nuk jam i burgosur, jam në paraburgim për imigracion, nuk kam kryer ndonjë krim”.

Sergio thotë se marrëdhëniet e tij me rojet u përkeqësuan nga ai fillim.

Avokati i tij, Joel Frost-Tift i cili punon për Projektin e të Drejtave të Emigrantëve Esperanza, një program i Organizatave Bamirëse Katolike, aplikoi për azil për klientin e tij, i cili vuante nga sëmundje mendore.

“Ai pati disa trajtime mjekësore në paraburgim, por jo sa duhej. U përpoq të vetëvritej një muaj para se të lirohej. Kjo tregon se mjekimi i tij nuk ishte mjaftueshëm kur ishte në paraburgim”.

Një gjykatës pranoi argumentin se Sergio nuk do të merrte kujdes të nevojshëm nëse ai do të kthehej në Meksikë. Ai i dha azil në shkurt 2018.

Sergio e mori azilin relativisht shpejt, por zyrtarët e Shteteve të Bashkuara thonë se sistemi po ngadalësohet nga rritja e numrit të kërkesave.

Sergio ndihet i lehtësuar që rasti i tij është zgjidhur, por ai është ende duke pritur për vizën.

“I stresuar jam tani për tani pasi gjendem në shtëpi të përkohshme”.

I lirë, por në strehim të përkohshëm, ai është gati për fillimin e një kapitulli të ri.

***

Njerëzit që bëjnë kërkesa për azil politik pasi kanë mbërritur në mënyrë të paligjshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë më shumë gjasa të refuzohen, sesa të marrin të drejtën e qëndrimit.

Nga 120,094 kërkesa për azil nga hyrësit e paligjshëm në vitin 2017, vetëm 6,995 janë dhënë sipas Departamentit të Drejtësisë.

Radhët e gjata janë tani të zakonshme në kufirin mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës, ku emigrantët rreshtohen në postet zyrtare të kufirit për të hyrë në Amerikë ligjërisht dhe kërkojnë azil.

Nëse e bëjnë këtë ligjërisht ata kanë shans shumë më të mirë për të fituar azilin.

Sipas statistikave qeveritare të vitit 2016, ata që kalojnë kufirin në mënyrë të paligjshme dhe kërkojnë azil u përgjysmohen gjasat për ta marrë atë.

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

“Nuk i lejonte të lëviznin, i thoshte do t’ju pres..” Dhunoi dy fëmijët e tij të mitur live në TikTok, vjen dëshmia tronditëse e...

Në emisionin me “Zemër të Hapur” u trajtua rasti i Artan Berishës, i cili dhunon dy fëmijët e tij të mitur në live-t e...

Ndryshon moti, ja cfarë pritet 5 ditët në vijim sipas sinoptikanes..

Sipas sinoptikanes Tanja Porja, ditët në vijijm, rriten ndjeshëm temperaturat gjatë mesdites por mengjeset prite të jenë te ftohta. Ndiqni video me poshte per...

Plas sherri në urbanin e ‘Tiranës së Re’! Qytetari grushton e shkelmon faturinon (VIDEO)

Një sherr që ka degraduar në përplasje fizike është raportuar të ketë ndodhur një ditë më parë në urbanin e linjës "Tirana e Re"...

“Na trego atë që s’u ke treguar të tjerëve” Katerina Trungun vihet në siklet nga i ftuari: Po ç’të them se..

Katerina Trungu e ka treguar publikisht historinë e saj të dashurisë me bashkëshortin. Ata janë njohur në radio kur ajo ishte në fillimet e...

“Nuk kam treguar gjë” Pas 12 vitesh, Katerina Trungu i rikthehet ‘dashurisë’ së vjetër! Moderatorja zbulon surprizën..

Dasara Karaiskaj, Gerta Heta, Ardit Murataj janë pjesë e super skuadrës së Klan Radio. Por në programin “Rudina” në Tv Klan këtij paneli iu...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.