Video/Dasma në Korçë, helikopteri i nuses përplaset me pemën

599
0

Një helikopter i vogël, privat i kompanisë “Shega” nuk ka mundur të zbresë në destinacion. Ai ka rënë në një lulishte në mes të pallateve, pranë unazës së qytetit të Korçës. Duket se ka qenë një manovër e gabuar e pilotit, por rrethanat do të zbardhen gjatë hetimeve. Nuk ka asnjë person të lënduar në këtë incident ajoror shënuar paraditen e sotme në qytetin juglindor.

Helikopteri është një model “Za-Kei” me kapacitet 6 persona, dhe kryen fluturime në distance të ndryshme. Nga të dhënat paraprake, thuhet se helikopteri ishte marrë me qira nga një çift që po martohej sot. /Opinion.al

*Pamjet e vendit të ngjarjes