4.5 C
Tirana

Infermieren e prezantojnë me kolegun e ri të punës. Nuk i mban lotët kur e merr vesh se kush është.

Date:

Share:

Vilma Wong është një infermiere në Spitalin e Fëmijëve të Lucile Packard në Meredith të Kalifornisë dhe si rrjedhojë ajo është kujdesur për shumë e shumë fëmijë gjatë karrierës së saj.

Por në muajin shtator, asaj i ndodhi një ngjarje me të vërtetë interesante, pasi u prezantua me një koleg të ri i cili kishte filluar të punonte aty si pediatër dhe po bënte praktikën për t’u bërë neurolog i fëmijëve.

Kolegu në fjalë quhej Brandon Seminatore dhe ishte vetëm 28 vjeç. Po kur Wong dëgjoi emrin e tij, kishte bindjen se e kishte takuar edhe më parë atë. Kur i riu i tha se kishte lindur në këtë spital, bindjet e gruas u vërtetuan. Wong ishte kujdesur për Brandon, 28 vite më parë, kur ai kishte lindur para kohe, shkruan Usatoday.

Vilma Wong e tregon kështu historinë e takimit me djalin:

Brandon qëlloi në ekipin tim dhe kujdesej për një nga pacientët e mi të vegjël. E pyeta se kush ishte dhe kur më tha më emrin, më tingëlloi shumë i njohur. Vazhdova ta pyes se nga ishte dhe ai më tha se ishte nga San Jose, dhe se për më tepër kishte lindur në spitalin tonë. Më kujtohet se isha infermierja kryesore për një bebe me të njëjtin emër. Për të konfirmuar dyshimin tim, e pyeta djalin nëse babai i tij ishte një oficer policie. Dhe pasoi një heshtje të madhe. Pastaj ai më pyeti nëse isha Vilma. Unë ju përgjigja me po!”

Pasi gërmuan nëpër disa foto të vjetëra, ata arritën të gjenin një foto të Wong që mbante në prehër si të porsalindur Brandonin.

Pas takimit me të, Brandon u shpreh shumë i lumtur:

Takimi me Vilmën ishte një përvojë surrealiste, kur ajo më njohu nga emri, me të vërtetë u suprizova kur mendova se isha një nga këto foshnje. Tani jam duke u kujdesur për foshnjat me infermieren që u kujdes për mua kur isha ende një bebe e porsalindur”.

Historia së bashku me foton e tyre po bëhet menjëherë virale në rrjetet sociale.

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

“Nuk i lejonte të lëviznin, i thoshte do t’ju pres..” Dhunoi dy fëmijët e tij të mitur live në TikTok, vjen dëshmia tronditëse e...

Në emisionin me “Zemër të Hapur” u trajtua rasti i Artan Berishës, i cili dhunon dy fëmijët e tij të mitur në live-t e...

Ndryshon moti, ja cfarë pritet 5 ditët në vijim sipas sinoptikanes..

Sipas sinoptikanes Tanja Porja, ditët në vijijm, rriten ndjeshëm temperaturat gjatë mesdites por mengjeset prite të jenë te ftohta. Ndiqni video me poshte per...

Plas sherri në urbanin e ‘Tiranës së Re’! Qytetari grushton e shkelmon faturinon (VIDEO)

Një sherr që ka degraduar në përplasje fizike është raportuar të ketë ndodhur një ditë më parë në urbanin e linjës "Tirana e Re"...

“Na trego atë që s’u ke treguar të tjerëve” Katerina Trungun vihet në siklet nga i ftuari: Po ç’të them se..

Katerina Trungu e ka treguar publikisht historinë e saj të dashurisë me bashkëshortin. Ata janë njohur në radio kur ajo ishte në fillimet e...

“Nuk kam treguar gjë” Pas 12 vitesh, Katerina Trungu i rikthehet ‘dashurisë’ së vjetër! Moderatorja zbulon surprizën..

Dasara Karaiskaj, Gerta Heta, Ardit Murataj janë pjesë e super skuadrës së Klan Radio. Por në programin “Rudina” në Tv Klan këtij paneli iu...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.