Inaugurohet stadiumi ‘Arena Kombëtare’ me një ndeshje të kampionatit shqiptar

1069
0

Stadiumi i ri ‘Arena Kombëtare’ është thuajse drejt përfundimit dhe së se shpejti do te behet inaugurimi i tij.

Ndryshe ngase pritej, nuk do të jetë ndeshja Shqipëri-Francë si inauguruese e stadiumit.

FSHF vendosi të enjten, gjatë hedhjes së shortit të kampionatit të futbollit të femrave, se ndeshja hapjes së impiantit më modern në vend, e cila është e detyruar sipas rregullave të UEFA-s, do të jetë Vllaznia-Apolonia.

Kjo ndeshje do të luhet më datë 3 nëntor, në mbrëmje. Kjo do të jetë dhe ndeshja e parë ku tifozët do të kenë mundësinë të shikojnë nga afër një ndeshje në investimin më të madh të realizuar nga FSHF