15.5 C
Tirana

Inagurohet “shtëpia e shqiptarëve” në Milano

Date:

Share:

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati mori pjesë në ceremoninë e përurimit të selisë së re të konsullatës shqiptare në Milano. Ai u njoh nga afër me ambientet në këtë konsullatë si dhe bisedoi me qytetarët lidhur me përmirësimin e kushteve.
Ministri Bushati theksoi se konsullata në Milano, e cila “deri para pak vitesh ishte një gropë thithëse parash të bashkatdhetarëve”, sot është një seli moderne që ofron shërbime në mënyrë efikase dhe me kosto të reduktuar. “Në këtë konsullatë marrin shërbime rreth 400 mijë bashkatdhetarë, vijoi ai, dhe ka qenë detyrimi i qeverisë sonë për të modernizuar shërbimet duke reduktuar koston dhe kohën e marrjes së tyre”.
Kreu i diplomacisë theksoi se konsullata është “shtëpia e shqiptarëve”, jo vetëm për organizimin e aktiviteteve të përbashkëta, por edhe sepse ofron informacion dhe analizë rreth zhvillimeve në Shqipëri dhe potencialeve të turizmit dhe ekonomisë për të tërhequr investimet e huaja.
Konsullata në Milano është cilësuar si model suksesi në kuadër të bashkëpunimit me Kosovën për ofrimin e shërbimeve të përbashkëta. Dixhitalizimi i shërbimeve është një sfidë për shërbimin diplomatik shqiptar.
Në fillim të këtij viti është dixhitalizuar i gjithë aktiviteti i ofrimit të shërbimit konsullor nga Përfaqësitë e Republikës së Shqipërisë duke ofruar 36 shërbime online.

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

Gjendet i vdekur vëllai i Unikkatil, ja çfarë gjeti policia në banesë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen kësaj të diele (2 mars) në Prishtinë, ku është gjetur i pajetë në një banesë Mentor Palokaj,...

Rama ‘përplaset’ me gazetarin izraelit në Berlin: U lëmë juve tokën ta pushtoni

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në konferencën për shtyp përpara hapjes së Panairit Ndërkombëtar të Turizmit, ku Shqipëria është përzgjedhur si “Vendi i Nderit”...

Anomali e Motit, sinoptikani zbulon cfarë pritet ditët në vijim: Pjesën e dytë të javës temperaturat pritet të..

Gjatë kësaj jave moti në vend do të njohë një përmirësim të dukshëm ku nuk do të mungojnë rrezet e diellit. Sinoptikani Hakil Osmani...

Habit i riu shqiptar në Itali, ja çfarë fshihte në trungun e lajthive

Një shqiptar është arrestuar në Itali, për prodhimin e lëndëve narkotike. 35-vjeçari është kapur duke shpërndarë lëndë narkotike, në bashkëpunim me një 24-vjeçar, po ashtu...

Tabela e kursit të këmbimit, ja si u hap java për monedhat e huaja..

Sot, më 3 mars 2025, dollari amerikan blihet me 94.7 lekë dhe shitet me 95.7 lekë. Euro blihet me 98.8 lekë dhe shitet 99.5 lekë. Franga...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.