HomeNewsIliriani zbulon të...

Iliriani zbulon të vërtetën e pathënë për Parashqevi Simakun, ja pse e humbi kujdestarin e djalit

Biznesmeni Elton Iliriani, me miratimin e familjarëve të Parashqevi Simakut, ka zbuluar detaje të reja nga jeta personale e këngëtares dhe divorci i saj me ish-bashkëshortin Robert Nolfe. Ai ka lexuar një deklaratë të gjatë të bërë nga Nolfe, ku ai ka ndarë arsyet e ndarjes nga Simaku dhe vendimin e gjykatës për kujdestarinë e djalit të tyre, Luke.

Në deklaratën e tij, Robert Nolfe shpjegon se në fillimet e divorcit, ai nuk kërkoi kujdestarinë e djalit, por vetëm të kishte mundësinë ta takonte atë dy herë në javë. Gjithashtu, ai pranoi që për shumë vite të paguante qiranë e shtëpisë ku jetonte Parashqevi, nga viti 2007 deri në 2018, si një kontribut për mirëqenien e familjes.

Por pas dy vitesh, ai tregon se sjellja e Simakut ndaj djalit ishte bërë gjithnjë e më e ashpër, duke e izoluar atë jo vetëm nga ai si baba, por edhe nga jeta sociale dhe shkolla. Sipas tij, ajo refuzonte të dërgonte djalin për kontrolle mjekësore, çka e çoi çështjen në gjykatë. Në fund, gjykata vendosi që kujdestarinë e Luke ta merrte Robert Nolfe.

Elton Iliriani ka sqaruar këtë situatë edhe përmes një reagimi në rrjetet sociale, duke theksuar ndikimin që këto ngjarje kanë pasur në jetën e të gjithë palëve të përfshira.

Get notified whenever we post something new!

spot_img

Create a website from scratch

Just drag and drop elements in a page to get started with Newspaper Theme.

Continue reading

Fëmija 2-vjeçar gëlltit baterinë e telekomandës, mjeku bën mrekullinë duke ia nxjerr nga stomaku

Një fëmijë dy vjeç në Gjilan ka shpëtuar falë një ndërhyrjej mjekësore, pasi kishte gëlltitur një bateri të telekomandës. Gastroenterologu Besnik Elezi ka bërë të ditur se ishte ai që bëri të mundur ndërhyrjen. Elezi ka postuar edhe fotografi në ‘Facebook’...

Pensionet me Italinë, zbulohen kategoritë që përfitojnë dhe rocedura që duhet të kryejnë qytetarët

Dekretimi brenda pak javësh nga presidenti italian Sergio Mattarella, është hapi i fundit për njohjen e pensioneve për shtetasit e dy vendeve. Nga nisma pritet të përfitojnë rreth 500 mijë shqiptarë dhe rreth 4 mijë italianë. Zv/ministrja e ekonomisë...

Shqiptari bëhet viral në Itali me shpikjen e tij, prodhon këpucët që…

Një këpucë që lidhet vetëm me një gisht, është ideja që lindi nga Alban Ajdini, një 39-vjeçar me banim në Manduria, Itali. 39-vjeçari me origjinë shqiptare ka arritur që të marrë patenten nga Drejtoria e Përgjithshme për mbrojtjen e pronësisë...

Enjoy exclusive access to all of our content

Get an online subscription and you can unlock any article you come across.