Mbrëmjen e djeshme, Ilir Meta dha një intervistë përballë gazetarit Blendi Fevziu për emisionin Opinion. Kreu i shtetit i pyetur nëse ka patur ndonjë asnjë marrëveshje për të “goditur” qeverinë midis tij dhe Sali Berishës apo Lulzim Bashës apo dhe Monika Kryemadhit”.
Madje për këtë të fundit, tha se e kishte gënjyer!
“Mund tju them se edhe më ka gënjyer. Unë kam qenë në Gjermani. Më ka thënë që, për këtë çështjen e mandateve. Unë i kam thënë në whatsapp që kjo është një marrëzi, jo tha pa problem se edhe po ndodhi kjo tha mund të jap vetëm unë dorëheqje për arsye solidariteti edhe kështu po ata të tjerët nuk do ti lënë mandatet. Dhe ndodhi një gjë tjetër”, deklaroi Meta.
Sipas Presidentit, ai i kishte thënë opozitës që djegia e mandateve është një rrugë tepër e gabuar.