Ikën vapa, ulen ndjeshëm temperaturat këtë javë, ja cfare pritet nga dita e neserme..

1344
0

Duke nisur nga dita e nesërme, temperaturat do të pësojnë ndryshim. Sipas sinoptikanëve pasditen e së hënës vendi do të përfshihet nga reshjet e shiut, të cilat do vijojnë edhe përgjatë të martës dhe të mërkurës.

Gjithashtu do të kemi dhe një rënie të tëmperaturave. Ditën e martë dhe në vijim do të kemi një rënie prej 10 gradësh, ku temperaturat do të zbresin deri në 24 gradë celcius në zonat malore.

Vetëm ditën e enjte dhe ditën e premte parashikohet se do të kemi një përmirësim të motit pasi nuk pritet reshje shiu, me përjashtim të zonave malore.