“Ika në Greqi nga mali kur isha 14 vjeç, nuk e dija cfare ishte dushi”, Sinan Hoxha rrëfen historinë e jetës

Këngëtari shumë i dashur për publikun shqiptar, Sinan Hoxha ka rrëfyer vështirësitë e tij në jetë. Sot ai komentohet për jetën e tj luksoze që bën, por dikur jet aka qenë e vështirë për Sinan Hoxhën.

I ftuar së fundmi në emisionin “Boom” në Ora News, këngëtari ka rrëfyer se si në vitet 90 ai u largua si emigrant në Greqi.

“Vajta në Greqi për herë të parë nga vitet ‘90. Ishte koha kur këta tanët nuk të linin në kufi, kurse greku të priste. Isha nja 14-15 vjeç dhe vajtëm atje, kalo një mal, kalo një kodër, baltë e shi ishim bërë ne telef pa bukë. Një familje më pa atje dhe tha “krima”. Krima do të thotë i vogël. Më mori në shtëpinë e vet dhe më futi brenda. Më tha do lash 3-4 makina tek ai dyqani që shisnin makina. Më shumë më mori për gjynah se unë isha i vogël dhe nuk është se do bëja punë, u erdhi keq.

Ne ishim mësuar laheshim me kanaçe. Para se të shtronin drekën thanë që ky do hajë me ne. Unë kisha mësuar disa fjalë greqisht. Me thanë para se të hamë buku futu bëj një dush se je bërë pis.

Futem unë tek dushi, nuk e dija ça ishte dushi. Pashë një çezmë aty, e hapa unë akull uji…prit se po ngrohet s’ka, prit se po ngrohet s’ka. E mbylla! Thashë prit se mos është kjo tjetra?! Hapa atë, valë ai. Prit se po vjen tamam …po unë nuk e dija që ato duhet të kombinoheshin të dyja. Si përfundim u lava me ujë të ftohtë”, rrëfeu Sinani.

Ndërsa më tej këngëtari rrëfen se kur u kthye në Tiranë hapi një furrë buke.

“Kur u ktheva nga Greqia u ktheva me 800 mijë dhrami, afërsisht 4 mln lekë, po 4 mln lekë ishin shumë në atë kohë. Sa erdha unë, vëllai tha do bleme një makinë. Si përfundim vëllai kishte një shok nga Korça që na ka ndihmuar shumë. Ai tha se do bëni një biznes, furrë buke. Ai na ndihmoi hapëm një furrë bukë, më pas bëmë dy dhe ishim të parët në Tiranë që hapëm furrat e bukës”, u shpreh Sinani.

- Advertisement -

Përlotet Bieta, cfarë ndodhi në studio me të ftuarën: Të kisha në krah, të kam në shpirt

Në një rrëfim të ndjerë, të sinqertë dhe frymëzues, autorja dhe poetja Rita Petro ka treguar ditën e sotme se si ka ndikuar mungesa...

G Bani tregon momentin kur humbi shikimin nga syri i majtë..

Arban Përlala, i njohur nga të gjithë me emrin e artit G Bani ishte i ftuari i parë në emisionin S’e luan Topi. Ai ka...

“Na trego atë që s’u ke treguar të tjerëve” Katerina Trungun vihet në siklet nga i ftuari: Po ç’të them se..

Katerina Trungu e ka treguar publikisht historinë e saj të dashurisë me bashkëshortin. Ata janë njohur në radio kur ajo ishte në fillimet e...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.