Igli Tare flet per emigrimin e tij: Italia është vendi më i dashur për ne.

291
0

Një emision special kushtuar marrëdhënieve mes popullit shqiptar dhe Italisë u transmetua në “Rai 3”, me rastin e 30-vjetorit të zbarkimit të anijes “Vlora” në gadishull.

Mes të ftuarve ishte edhe ish-futbollisti dhe drejtori sportiv aktual i Lazios, Igli Tare, i cili tregoi historinë e tij.

“Unë kam lindur dhe jam rritur në Vlorë, një qytet i mrekullueshëm në Shqipëri. Kam kujtime të mrekullueshme dhe ëndrra ime për të luajtur në ligën italiane një ditë lindi atje.

Në fund arrita ta realizoj me kënaqësi të madhe. Shtetësia greke? Në fillim nuk doja ta merrja, por në rininë time forca për të provuar diçka të re përfaqësonte një aventurë për të gjithë njerëzit tanë.

Ndihem i lumtur për atë që jam bërë, e kam ëndërruar gjithmonë si fëmijë. Zbarkimi i anijes “Vlora” në Itali? Ishte aventura e gati 25.000 njerëzve që donin të mbërrinin në Itali dhe të përpiqeshin të gjenin një jetë më të mirë.

Është diçka që na lidh shumë me popullin italian, edhe ju e keni ditur nga historia se çfarë do të thotë të emigrosh. Italia është vendi më i dashur për ne.

Madje, në Shqipëri, kur luhet Europiani apo Kupa e Botës, të gjithë bëjnë tifo për Italinë. Ne u rritëm duke e mësuar gjuhën italiane nga televizori, me filmat tuaj. Ëndrra e të gjithëve ishte të jetonin këtu”.