Ia merr në kthesë Ramës, ky është politikani më me stil në Shqipëri

591
0

Mendoni që kryeministri Edi Rama është politikani më me stil në Shqipëri?

Nëse po, ju sigurojmë që po gaboheni!

Politikani më me stil në Shqipëri është padyshim socialisti Fate Felaj, i cili padyshim që mund të hapte pa ndroje një blog mode.

Kostume me shumë ngjyra, kollare të veçanta, çorape me lule e këmisha firmato e bëjnë Velajn të jetë deputeti më me stil në Shqipëri.

Javën që kaloi ai kishte zgjedhur të vishej ndryshe, me një xhaketë të kuqe, çorape të kuqe, kollare pink dhe një këmishë me kuadrate ngjyra-ngjyra.

Ky stil i veçantë padyshim që ia marr në kthesë edhe vetë shefit të tij, kryeministrit Edi Rama.