7.5 C
Tirana

Ia heq ushqimin nga goja fëmijëve për kunatën e sëmure. Historia e Sofisë, prej 20 vitesh në shërbim të kunatës (Video)

Date:

Share:

Sofia ia heq ushqimin nga goja fëmijëve për kunatën e sëmure. Emisioni “Shqiptarët për Shqiptarët” në News24 udhëtoi për të parë nga afër Dritën, një 54-vjeccare me një sëmundje të pashërueshme që banon në një kullë të vjetër në Klos. Historia e saj është e dhimbshme dhe tragjike njëkohësisht. Në këtë kullë të vetmuar, Drita jeton e ngujuar se brendshmi, e shkëputur nga realiteti, realitet të cilin ajo refuzon ta pranojë.

Një dhomë boshe, disa dritare të mbyllura të kullës së vjetër dhe një oxhak pa zjarr në vatër është e gjithë bota e saj. Në moshë fare të re, i ndërroi jetë e ëma, me të cilën ishte shumë e lidhur, e që prej asaj dite, ajo u mbyll në vetvete deri sa u sëmur rëndë duke kaluar në depresion, sëmundje që nuk gjeti shërim. Prej 20 vitesh ajo është e paralizuar dhe nuk mund të lëvizë më. Sytë e saj të përhumbur, vështrojnë diku larg, sikur bezdiset nga prania e kësaj bote dhe kërkon ta lësh në qetësinë e saj, frikshëm të dhimbshme.

gruaja ne klos32

Drita refuzon ushqimin, refuzon shërbimin, po kush kujdeset për Dritën? Ajo pranon vetëm një njeri që t’i shërbejë, që është Sofia, kunata e saj. Sofisë, së cilës e gjithë jeta është kthyer në shërbim të përhershëm ndaj kunatës asnjëherë nuk ankohet, edhe lotët i derdh nga keqardhja për kunatën e cila vuan.

Kunata përpiqet të gatuajë me atë çfarë ka, për ta ushqyer, por shpesh herë edhe ushqimi s’mjafton. I ka ndodhur edhe të heqë nga sofra racionin e fëmijës së saj për t’ia dhënë kunatës.
Sofia punon në shtëpi dhe në arë, te bagëtitë dhe kujdeset për 5 fëmijët e saj, vjehrrin, bashkëshortin dhe Dritën, jeta e saj është kthyer në një shërbim të përhershëm. Gjendja ekonomike e familjes Muça është mjaft e vështirë.

Drita kërkon një njeri që të kujdeset vetëm për të, mirëpo mundësitë e kunatës janë të tilla që duhet të merret me shumë gjëra. Drita është shumë e lidhur me Sofinë, sa që nuk pranon asnjë njeri tjetër, por edhe Sofia nuk pranon që ta largojë prej vetes. Sofia kërkon një ndihmë financiare në mënyrë qe kunata të mos merret me punë tjetër por të kujdeset vetëm për Dritën, sëmundja e së cilës nuk ka shërim.

Në studio Elvis Naçi deklaroi se Dritës i është lidhur një pension gjithashtu asaj do t’i dërgohen vazhdimisht ushqime.

https://youtu.be/ulf-9op9VSE

(m.k/BalkanWeb)

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

“Nuk i lejonte të lëviznin, i thoshte do t’ju pres..” Dhunoi dy fëmijët e tij të mitur live në TikTok, vjen dëshmia tronditëse e...

Në emisionin me “Zemër të Hapur” u trajtua rasti i Artan Berishës, i cili dhunon dy fëmijët e tij të mitur në live-t e...

Ndryshon moti, ja cfarë pritet 5 ditët në vijim sipas sinoptikanes..

Sipas sinoptikanes Tanja Porja, ditët në vijijm, rriten ndjeshëm temperaturat gjatë mesdites por mengjeset prite të jenë te ftohta. Ndiqni video me poshte per...

Plas sherri në urbanin e ‘Tiranës së Re’! Qytetari grushton e shkelmon faturinon (VIDEO)

Një sherr që ka degraduar në përplasje fizike është raportuar të ketë ndodhur një ditë më parë në urbanin e linjës "Tirana e Re"...

“Na trego atë që s’u ke treguar të tjerëve” Katerina Trungun vihet në siklet nga i ftuari: Po ç’të them se..

Katerina Trungu e ka treguar publikisht historinë e saj të dashurisë me bashkëshortin. Ata janë njohur në radio kur ajo ishte në fillimet e...

“Nuk kam treguar gjë” Pas 12 vitesh, Katerina Trungu i rikthehet ‘dashurisë’ së vjetër! Moderatorja zbulon surprizën..

Dasara Karaiskaj, Gerta Heta, Ardit Murataj janë pjesë e super skuadrës së Klan Radio. Por në programin “Rudina” në Tv Klan këtij paneli iu...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.