I veshur thjesht, ish-kryeministri Fatos Nano fotografohet ne rruget e Tiranes duke blerë..

688
0

Fatos Nano është ndër politikanët më të lakuar në mediat tona. Ndonëse prej shumë vitesh nuk është pjesë aktive e politikës, emri i ish-Kryeministrit rikthehet herë pas herë në fokus të publikut. Ashtu ka ndodhur edhe muajt e fundit, teksa në vend diskutohej për emrin e Presidentit.

Prej shumë vitesh, emri i Nanos është lakuar si një kandidat potencial. Edhe në zgjedhjen e fundit të Presidentit, emri i tij u lakua sërish si një ndër kandidatët e mundshëm për këtë post. Por as këtë herë emrin i tij nuk u propozua nga partia që drejtoi për shumë vite.

Që pas largimit tij nga politika aktive, daljet kanë qenë të pakta, duke zgjedhur të jetojë jetën i qetë larg fokusit mediatik. Ndaj fotot e fundit janë ndër të rrallat që vijnë nga Nano në vitet e fundit. Ish-Kryeministri i Shqipërisë është fotografuar këto ditë, te “Shallvaret”, ku është shfaqur i veshur thjesht.

Nano jetonte në kohën që ishte Kryeministër. Pas tërheqjes nga jeta politike, familja Nano u zhvendos në periferi të Tiranës. Por, duket se kjo lagje mban ende Nanon, si një nga banorët më të spikatur.

Ai është fotografuar në orët e paradites, ku së bashku me një tjetër person që e shoqëronte ka ndaluar te një shitës libra të përdorur në rrugë. Ashtu si shihet edhe nga shkrepjet, ai ka qëndruar disa momente duke parë titujt, i vëmendshëm në kërkimin e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.